Nëse keni planifikuar të martoheni vitin e ardhshëm, hidhini një sy koleksionit të fundit të Rosa Clara-s që e gjeni në ambientet e Class! Do të frymëzoheni, pa kushte! Sepse ka magji aty në çdo detaj...Është gjithçka ju duhet për t'ju ndjerë shumë pranë ëndrrës, në ditën më të bukur të jetës suaj. Kurorëzimi i dashurisë, nuk është thjesht e vetëm finalizimi i ndjenjave, por edhe një mision që duhet përmbushur maksimalisht në tërësinë e organizimit, sidomos gjetja e fustanit të duhur që e bën nusen të ndihet mirë nën "lëkurën" e saj të re! Asgjë e ekzagjeruar, apo e tepruar në detaje! Gjithçka e shkrirë mrekullisht në linja soft dhe elegante, për një nuse CLASS!

Të gjitha fustanet e linjës së re, e bëjnë nusen e ardhshme të 2019-ës, të ndihet shumë më pranë magjisë që ofron fustani i bardhë, e bashkë me ndjesinë e protagonizmit, vjen edhe stili i freskët dhe vajzëror. Sepse vajzat shqiptare, përveç dëshirës për t'u ndjerë dhe dukur si princesha të vërteta në ditën e dasmës së tyre, sërish ngulmojnë për shkëlqimin në tërësi. Por, diçka ndryshe propozohet nga stilistët e famshëm dhe koleksioni i fundit i Rosa Clara-s: elementi natyral!

Kjo linjë i bashkohet më së miri edhe vizionit të Class Bridal, që këtë herë sjell për të gjitha ju vajza të interesuara, që dëshironi të jeni nusja e ardhshme fustanet e ëndrrave, të cilat janë materializuar në një sesion të ri fotografik të realizuar me mjeshtëri nga fotografia e Class Photograpy, Orsola Mema. Vizioni i freskisë dhe natyrës, përcillet në çdo element në tërësi të këtij sesioni, ndaj dhe ai vjen në sytë e publikut përmes fotove të realizuara në një lokacion shumë special në periferi të Tiranës, ku natyra, drita, gjithçka rrotull vjen e prekshme nga të gjithë ju.

Modelja Ditjona Bora, u përzgjodh si oguri i mbarë i kësaj fushate të re të Class Bridal, që përcjell linjën soft, minimale, elegante, por me shumë magji brenda vetes. Kujt ia merrte mendja që stilistët më të famshëm, po  i largohen idesë së fustaneve madhështor, shumë të fryrë, të ekzagjeruar në gurë e dantella, për t'ju afruar reales, asaj të prekshmes, që vjen shumë pranë modelit të nuses elegante, por njëherësh shumë moderne.

Ky është përcaktimi më i pastër që mund t'i bëhet koleksionit të Rosa Clara-s, që tashmë e gjeni në sallonin e Class. Mos harroni! Rosa Clara është një brand lider për fustanet e nusërisë dhe ato të mbrëmjes në Spanjë, por edhe në Europë. Emri dhe fama janë një histori suksesi, si produkt i punës dhe vizionit të një gruaje të thjeshtë, por me ide të qarta në biznes. Rosa Clara është brand ekskluziv edhe në showroom-in e Alketa Vejsiut dhe Class AV. Çdo vit ne jemi prezent në sfilatat që prezantojnë koleksionet e reja si edhe showroom-et me qindra të ftuar specialë e të famshëm nga e gjithë bota që janë prezentë në hapjen e siparit të magjisë së bardhë që ecën në pasarelë, për të ardhur më pas direkt tek ju e për të qenë zgjedhja e parë 100% Class!