Marrëdhënia e Channing Tatum dhe Jessie J po bëhet serioze me një shpejtësi marramendëse. Sapo u përfol që ata të dy ishin bashkë, menjëherë erdhi një konfirmim nga Jessie J e cila ndiqte shfaqen e Channing Tatum “Magic Mike”. Tashmë është radha e aktorit për t’i kthyer nderin.

Në fakt mund ta merrni si një konfirmim të dytë edhe nga ai. Teksa Jessie J performonte në skenë, Channing Tatum duket se është frymëzuar nga performanca e saj për t’i bërë një dedikim Jessie J-t. 

“Kjo grua sapo e la zemrën në skenë. Kushdo që ishte atje, ishte dëshmitar i diçkaje të veçantë. Wow”,-ka shkruar Channing për Jessie J.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

This woman just poured her heart out on stage at the Royal Albert Hall. Whoever was there got to witness something special. Wow.

A post shared by Channing Tatum (@channingtatum) on

Channing Tatum u nda para 7 muajsh me gruan e tij, Jenna Dewan me të cilën kishte 9 vite martesë. Edhe Jenna në fakt nuk ka qëndruar në vend numëro, pasi është në një marrëdhënie të re me aktorin, Steve Kazee.