Një palë xhinse dhe një pulovër – është veshja më e përdorur e vjeshtës dhe e dimrit, e çdo viti. Por për sezonin e 2018-ës, modelet janë propozuar të reja dhe krejtësisht të ndryshme nga ato që keni njohur deri tani.

 

Të gjitha ju e keni një kombinim të tillë në shtëpi, kështu që kosto është zero. Por që të jeni jashtë kombinimit klasik, duhet t’u hidhni një sy këtyre stileve të reja që vijnë nga street style.

 

Në këto foto, shikoni gjithandej ngjyra, prerje asimetrike, të cilat propozohen si tendencë e re e bashkimit xhinse – pulovër. Por mes tyre mund të vëreni gjithashtu edhe xhinse të gjera, të kombinuara me pulovra të gjera.

 

Sekreti është të ecësh në rrugë dhe të tërheqësh sytë e të gjithëve. Do të jetë njëlloj sikur të veshësh një fustan të zi të ngushtë, por me të vërtetë, e gjithë vëmendja do të vijë ngaqë sapo e ke çuar veten në kohëra të reja.

Guxoni me stilin , ngjyrat dhe modelet… Për të pasur një pamje tjetër këtë sezon.