Ëndrra juaj mund të bëhet realitet. Nuk ka qenë kurrë më pranë për t’u realizuar. Po, po kjo nuk është një ëndërr, por mund të bëhet realitet. Alketa Vejsiu ka vendosur të realizojë 5 ëndrra tuaja në vigjilje të Krishtlindjeve. Fundviti është i festave dhe dhuratave dhe ku ka më mirë se të realizohen 5 ëndrra të ndryshme që ju mund të keni në sirtar. Class AV mendon për ju. Ajo çfarë duhet të bëni është e thjeshtë: Të dërgoni një email dhe të na tregoni ëndrrën që nuk ju lë të flini çdo natë, pasi mendoni se si ta realizoni. Janë ëndrrat që shohim me sy hapur dhe na duken të largëta. Epo Alketa Vejsiu po ua jep këtë mundësi.

Ëndrrën që keni në sirtar mund ta dërgoni në adresën [email protected]. Do të përzgjidhen ato ëndrra që mund të realizohen, pasi ne fatkeqësisht nuk kemi një shkop magjik për të bërë realitet çdo ëndërr tuajën. Ajo çfarë është më e rëndësishme është se 5 persona do të lumturohen. Mos hezitoni, por na tregoni edhe ju ëndrrën tuaj. Mbase do të realizohet këtë fundvit…