Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pranë autostradës Lushnjë-Rrogozhinë gjatë pasdites së sotme, raporton Top Channel.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa flakët rrezikojnë edhe një pikë karburanti që ndodhet fare pranë.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat favorizohen edhe nga era e fortë.