Nuk e dimë nëse e dinit ju, por showgirl-i i njohur shqiptar Aurela Hoxha e paska kushëri modelin shqiptar që ju e pëlqeni shumë. Sonte gjatë emisionit “Shiko Kush Luan”, Aurela Hoxha është vënë përballë 3 zgjedhjeve: Alban Hoxhës, Ledri Vulës dhe Alessio Aliajt. Pyetja e rubrikës është e thjeshtë: Me kë do të kalonte një natë, më kë do të martohej dhe cilin do ta eleminonte?

Aurela i është shmangur kësaj pyetje duke e dhënë gjithsesi një justifikim.

“Albani është i dashuri i një mikeshes tonë, Ledrin nuk e njoh, ndërsa Alession e kam kushëri”,-është shprehur Aurela.

Pra Alessio dhe Aurela janë kushërinjë. Të dy janë nga Tropoja dhe kjo me siguri është lidhja mes tyre.