Ylli Arilena Ara është përfolur gjithmonë për karrierën e saj. Të paktat kanë qenë rastet kur ajo është komentuar për ndonjë lidhje romantike. Mirëpo, edhe në ato pak raste Arilena ka preferuar të heshtë. E ftuar sonte në emisionin “Xing me Ermalin” Arilena nuk i ka shpëtuar kësaj pyetjeje.

Këngëtarja e hitit “Nëntori” kohët e fundit është komentuar për disa foto në një varkë teksa puthej me një djalë bjond. Mirëpo, ajo e ka sqaruar se djali është protagonist në klipin e saj të ri. Gjithsesi, për t’u rikthyer tek jeta private, Arilena është shprehur se nuk do të merret vesh kurrë nëse ka apo jo të dashur, pasi Arilena dëshiron që kjo pjesë e jetës së saj të mbetet PRIVATE.