Edhe pse shumë vajza zgjedhin ndërhyrjet estetike për të rregulluar gjërat që nuk u pëlqejnë në pamjen e tyre, nuk janë të gatshme ta pranojnë këtë gjë publikisht. Ndërsa, ish-missi, Suada Sherifi, e ka pranuar publikisht që ka kryer ndërhyrje estetike dhe nuk është penduar aspak për këtë gjë. Në opsionin “Ask a question” në Instagram, një prej pyetjeve që i është drejtuar Suadës ka qenë rreth këtyre ndërhyrjeve.

Unë bëj çfarë të dua për sa kohë ndihem mirë me veten dhe shyqyr që kanë ardhur këto kohë. S`do rri të bëj si nëna natyrë këtu, por edhe ndonjë gjë të madhe nuk kam bërë se s`kam pas nevojë. Por, as jam penduar për çfarë kam bërë”, -është shprehur Suada.

Pra, Suada ka kryer ndërhyrje, nuk e ka problem ta pranojë dhe nuk është penduar aspak që i ka bërë. Jeni të qartë tani?