Çdo gjë mori fund! Paris Hilton i ka dhënë fund fejesës me aktorin amerikan Chris Zylka. 37-vjeçarja ka hequr dorë nga kjo lidhje që nisi në janar të 2018-s.

“Ata janë ndarë disa javë më parë. Lidhja e tyre po rritej me një shpejtësi të madhe dhe ajo e kuptoi që kjo gjë nuk ishte e duhura për të”,-ka treguar një burim për People.

Tani Paris është e fokusuar tek karriera e saj. Ajo po udhëton nëpër botë duke promovuar produktet e lëkurës dhe parfumet e saj. Trashëgimtarja e famshme nuk është ndarë keqazi me të fejuarin dhe ata kanë mbetur miq të mirë.

Paris kur hodhi në treg parfumin e saj të 24-të, vendosi një datë të rëndësishme për çiftin. Ajo e kishte planifikuar që në vitin 2019, mbase më 11 nëntor të martohej, mirëpo planet për një ceremoni martese tashmë u shuan.