Shpesh kemi pikëpyetje të mëdha në lidhje me çështjet e higjienës, sidomos me peshqirët apo me veshjet më personale, siç janë edhe pizhamat. Por, vetëm tani mund të merrni një përgjigje përfundimtare që me siguri do t'ju ndryshojë rutinën e kujdesit dhe larjes së pizhamave.

Dhe mund të jetë më pak se sa mendoni...

Pasi një përdoruese në Mumsnet ka ndezur një debat masiv në forumin online të prindërve duke thënë se ajo mendon se pizhamat duhet të ndërrohen pas çdo herë që i veshim, diçka që shumica nuk pajtohej me, Prima.co.uk vendosi t'u marrë një përgjigje ekspertëve.

Epo, sipas Verity Mann, shefi i Testimit në Institutin e Mirëmbajtjes, tha se një herë në javë është më se e mjaftueshme! "Pizhamat duhet të lahen pas disa netëve që i keni përdorur", na tregon ajo. "Nëse ju bëni dush para se të shkoni në shtrat, mund të prisni disa netë shtesë deri në larjen tjetër, do të thoja një herë në javë, kështu që çdo shtatë ditë mund t'i mbani në trup dhe është krejt normale".

I vetmi përjashtim nga rregulli një herë në javë? Nëse ke qenë i sëmurë ose nëse je njeri që djersin shumë natën, nëse ke kaluar temperaturë të lartë, siç e lejon edhe etiketa e kujdesit, pizhamat duhet të lahen më shumë se një herë në javë.

Pra, tani e dimë!