E bëri status, por më pas u pendua dhe e fshiu. Seven Saraqi dhe Noizy mesa duket nuk i kanë mirë punët bashkë. Edhe pse kanë bashkëpunuar 4 vite më parë, tashmë gjërat mes dy djemve kanë ndryshuar. Seven në foton e fshirë për 10 minuta, ka shkruar se Noizy i ka kërkuar atij të fshijë këngën e tyre "Si me kon zezake".

“Noizy kërkon të tërheqë këngën “Si me kon zezake” para 4 viteve. Nuk mund t’i bëj tag se më ka bërë block. Këngën, shumë mirë e dimë që vetë ke dasht të hysh kur e kemi punuar me Dj A-Boom-in. E ke dit’ që është hit dhe për ktë arsye hyrë në këngë si mysafir. Dua thjesht të di pse je kaq i mërzitur? Është ende dashuri, kjo është thjesht muzikë, mos hyr në ndjenjat e tua kiki”,-shkruan Seven në postimin e tij.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, mirëpo çdo gjë ka ardhur mbase nga kënga e fundit e Seven në bashkëpunim me Don Phenom-n, i cili dihet që nuk është mik me Noizy-n, por me Encën.