Që kur Pallati Mbretëror bëri të ditur se Meghan dhe Harry do të largoheshin për të jetuar të ndarë, në Frogmore Cottage, në Windsor, menjëherë filluan aludimet. Në media po qarkullonin lajme se Kate dhe Meghan nuk shkonin mirë me njëra-tjetrën dhe kjo ishte arsyeja pse çifti mori këtë vendim. Edhe pse korrespondentja e familjes mbretërore, Rebecca English, tha për Daily Mail se arsyeja pse Duka dhe Dukesha e Sussex-it vendosën të shpërngulen ishte sepse do të zgjerojnë familjen, sërish aludimet nuk kanë fund.

Për t`u dhënë fund një herë e mirë, në një deklaratë të rrallë, Buckingham Palace, ka hedhur poshtë fjalët se Meghan dhe Kate nuk shkojnë mirë. Duke iu referuar një raportimi nga The Sun, ku flitej për mosmarrëveshjet  mes kunatave, Buckingham Palace është shprehur: “Kjo nuk ka ndodhur kurrë”.

Pra, çështja u mbyll!