Periudha e pushimeve është koha më e bukur për të kaluar me familjen, miqtë dhe për të festuar – sigurisht çdo gëzim të ri që të vjen në jetë.

Por edhe familjarët apo miqtë, pasi kalojnë disa muaj, fillojnë e të bëjnë të njëjtën pyetje për jetën tënde: ç’po bën, akoma beqare? Ndonjëherë pyetjet nuk mund t’i shmangësh, kështu që është më mirë të mësosh përgjigjet dhe ji e përgatitur. Ja disa sugjerime përgjigjesh:

Ktheju përgjigje me sarkazmë: Në një faqe të librit të Bridget Jones, ka një përgjigje: “Kam përshtypjen që kjo gjë nuk më ndihmon për të qenë më mirë nën rroba. I gjithë trupi im është në peshën e duhur."

Bëj një pyetje tjetër: Edhe nëse nuk ke asnjë nevojë të marrësh këshilla nga tezja apo halla, shmange pyetjen e saj dhe pyete për diçka tjetër të parëndësishme në jetën e tyre. Fokusohu më shumë në pyetjet për të mësuar diçka nga e përditshmja e tyre (edhe pse ndoshta nuk të intereson asgjë.)

Përdor karrierën si avantazh: Nëse je e zonja, përpiqu ta kalosh temën e bisedës te suksesi në karrierë, duke u ndalur në shumë detaje nga puna dhe shanset janë që të mos e dëgjosh më të njëjtën pyetje.

Luaj me një letër tjetër: Një psherëtimë dhe një “ufff” nëse je në gjendje të japësh një përgjigje të zgjuar: “Edhe unë i bëj vetes të njëjtën pyetje.”

Nëse gjithçka tjetër dështon, atëherë ji e sinqertë: Nëse nuk ke as energji dhe as dëshirë për të kthyer një përgjigje sa herë të bëhet e njëjta pyetje, ji e sinqertë: je e fokusuar në punë, je duke e shijuar jetën single, po del gjithandej me shoqet, miqtë, nuk ke gjetur njeriun e duhur – nuk ka ardhur akoma rasti dhe po e pret.