Gjatë të gjithë sezonit të Këngës Magjike, Orinda Huta është argëtuar pa fund në jurinë e të rinjve. Pozitive, objektive, por shpeshherë edhe emotive, Orinda e ka pasur, ndoshta më shumë se të gjithë të tjerët, dorën nga butoni jeshil për t’u dhënë mundësi të gjithëve të shkojnë edhe një hap më lart.

Por, natyrisht, edhe brenda grupit të të rinjve, ajo i ka disa të preferuar. Sonte, vetëm pak para se të ngrejë siparin nata e parë e Këngës Magjike, Orinda mund ta zbulojë se kë ka të preferuar. Në një prononcim për Class në prapaskenat e Këngës Magjike, këngëtarja dhe moderatorja e “Jo vetëm modë”, tha se dy çunat (nuk e tregon, por kuptohet) e “Si të flas”, Lorenc Hasrama dhe Olsi Bylyku, janë të preferuarit e saj. Por jo vetëm ata: “Më pëlqejnë edhe tri goca” – tha ajo, të cilat nuk i zbuloi, por me siguri do t’i kuptoni gjatë mbrëmjes.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

@orindahuta zbulon këngëtarëy e saj të preferuar tek Kënga Magjike! 🌸

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on