Ajo e di që, kur është fjala për të shkëlqyer, bluja është ngjyra me të cilën mund t’ia arrijë më mirë qëllimit. Këtë ka bërë edhe natën e parë të Këngës Magjike. Për herë të parë në një spektakël të niveleve të tilla, Klaudia Pepës i është besuar roli i prezantueses, veç asaj të balerinës.

Ardhur nga Italia vetëm pak ditë më parë, balerina e njohur ka sjellë edhe grupin e balerinëve dhe pritet që të pushtojë skenën jo vetëm me sharmin dhe elegancën e saj, por njëkohësisht edhe me numrat e baletit.

Me veshjen, pikët i mori të plota apo jo?