“Ka një mesazh për ty” nuk mungoi as në natën e parë të Këngës Magjike, live nga Pallati i Kongreseve. Ndryshe nga të gjitha herët në “E diela shqiptare”, këtë herë surpriza ishte live. Albiona Arapi, së bashku me dy mikeshat e saj, kishte dalë për të darkuar me rastin e ditëlindjes, por as e kishte marrë me mend se ato do t’i kishin përgatitur një surprizë kaq të bukur.

Live nga Pallati i Kongreseve, Arditi u lidh në lidhje direkte me Albionën në restorantin ku ajo po darkonte bashkë me mikeshat e saj dhe me 2 mijë spektatorët i uroi asaj ditëlindjen.

Por surpriza nuk mbaroi me kaq. Për Albionën dhe mikeshat e saj, në radhëne  parë të Pallatit të Kongreseve ishin rezervuar tri vende ku ato, pas darkes do të vijonin ta ndiqnin live festivalin.

Pasi mori buqetën dhuratë nga Kënga Magjike dhe lexoi mesazhin, Albiona falënderoi Arditin dhe Këngën Magjike.