Në jurinë e të rinjve, në Këngën Magjike, Manjola Nallbani dhe të gjithë kolegët e tjerë janë përballur me shumë këngëtarë të talentuar dhe me këngë që kanë fituar menjëherë votat e tyre dhe zemrat e publikut. Sot, në natën e parë gjysmëfinale, juria i ka dëgjuar sërish të rinjtë e kualifikuar për t’u mundësuar atyre të drejtën për të votuar dhe për t’u votuar mes Big-ëve. Megjithatë, veç detyrës që kanë për të zgjedhur më të mirin mes tyre, anëtarët e jurisë kanë edhe këngën e tyre të preferuar në këtë edicion. Edhe Manjola po ashtu.

Në një prononcim për Class, pak para nisjes së natës së parë, Manjola tha: “Ka kaq shumë këngë të bukura, por unë kam një problem që më ka pëlqyer kaq shumë një këngë, saqë ka që mbrëmë e deri sot që nuk më ikën nga mendja, vazhdoj e këndoj me vete, edhe uroj që kjo Këngë Magjike të jetë magjike, si çdo vit tjetër”, – tha këngëtarja.

Tani filloni mendoni pak, cila këngë mund të jetë ajo që Manjola ka 24 orë që e këndon me vete… Preferencat, sikur i ka më të forta andej nga baladat…