Rikthimi Klaudias pranë publikut shqiptar ishte sa i mezipritur, aq edhe me shumë emocion nga vetë balerina e njohur, e cila, i ka kaluar kufijtë me suksesin e saj dhe spektaklin që bën një çdo skenë ku kërcen. Por në Këngën Magjike, erdhi nga Italia me një emocion tjetër, sepse qëllimi këtë herë nuk ishte kërcimi, por prezantimi. Pas një viti të gjatë me projekte të reja, kontrata e sfida në Itali, balerina e njohur erdhi pranë publikut të saj me një rol që iu besua pa shumë dyshime. Vetëm se ajo vetë e priti me shumë emocione.

Sapo ka përfunduar nata e parë e Këngës Magjike dhe Klaudia e ka kaluar me shumë sukses, edhe sepse rrjeti e komplimentoi për zhdërvjelltësinë dhe elegancën në skenë. Megjithatë, ajo vetë nuk i fshehu dot emocionet. Edhe në këtë prononcim për Class, në të cilin ajo ndau me publikun ndjesitë e natës së parë:

Shkoi shumë mirë. Isha shumë e emocionuar për shumë arsye. Një nga arsyet është sepse pas shumë kohe, jam përballë publikut tim, si bashkëprezantuese në këtë festival të madh, në krah të Arditit dhe Borës, dhe të gjithë publikut tim. Shumë e emocionuar, shumë e lumtur…

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

@klaudiapepa tregon emocionet e prezantimit të Këngës Magjike! Po ia del më së miri! ❤️ Klaudia ka zgjedhur @class_hair_makeup 💄

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

Pa asnjë dyshim, edhe nata e dytë e tillë do të jetë për Klaudian. Kush erdhi në Shqipëri dhe nuk u emocionua me duartrokitjet kaq të gjalla?