Ndërkohë, që reperi i njohur shqiptar prej disa kohësh vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës, lajmet që kanë qarkulluar këto kohë për të kanë qenë sa të ndryshme aq edhe delikate. Fillimisht, ishte një telefonatë e vetë Stresit nga burgu në emisionin e mëngjesit të "Aldo Morning Show" në TV Klan. Pastaj, ishte një video e menaxherit të Vip-ave Xhani Demika ku shfaqej reperi duke kërcyer në një night club, ndërsa në të shkruhej: "Stresi është i lirë"!

Këtë herë, situata është ndryshe! Është vetë e fejuara e reperit, Kejsi ajo që ka publikuar një video pikante. Me sa duket largësia nga njeriu i saj i zemrës, e ka bërë që ajo të bëjë këtë veprim, duke ndarë një video në momente speciale në shtrat me partnerin e saj.

Sigurisht që videoja dhe fotot kanë bërë xhiron e medias shqiptare dhe nuk mund të ndodhte ndryshe!