Atmosfera e festave të fundvitit po ndihet kudo nëpër qytet! Dekoret e bukura, dritat e ndezura, bredhat gjigant, gjithçka është bërë gati për të mirëpritur në mënyrën më të bukur të mundshme, festat e "Krishtlindjes" dhe "Vitit të Ri"! Por, për Ajola Xoxën dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, me shumë mundësi këto festa do të jenë më të bukurat e jetës së tyre. Arsyeja është një dhe e vetme! Biri i tyre Kajan!

Pjesëtari më i vogël i familjes së Ajolës dhe Erionit, sigurisht që është vëmendja më e madhe dhe motivi se pse festat këtë vit do të trokasin ndryshe në shtëpinë e tyre. Dhe si në çdo familje tjetër, ata janë kujdesur që të bëjnë zbukurimet, bredhin e dekorin festiv, gjë të cilën na e zbuloi vetëm pak minuta më parë Ajola.

Për herë të parë, ajo postoi një foto me të birin Kajan në krahë, ndërsa lumturia i lexohet qartë në portret. Një foto kaq e ëmbël, ndërsa mami Ajola shkruan në të: "Dy muaj me këtë qiell të vogël"!

Dhe nënë e bir duken kaq bukur në këtë foto!