Para disa muajsh Eva Longoria solli në jetë djalin e saj të parë, Santiago-n. Aktorja mori shumë kilogramë gjatë shtatzënisë dhe tregoi se nuk e kishte aspak problem të dilte në publik me trupin e transformuar, ndryshe nga shumë personazhe të njohur. Ajo ka rrëfyer për People se për të nuk ka qenë dhe aq e vështirë të përballej me paragjykimet e njerëzve në lidhje me kilet e shtuara, pasi vetëvlerësimi i saj ishte shumë i madh.

Unë nuk i dorëzohem asnjë presioni. Nëse njerëzit thoshin ‘Nxito të humbësh peshë’, nuk i dëgjoja. Kam pasur pjesë të jetës sime gra të mrekullueshme – mamaja dhe motrat e mia, të cilat më mësuan të vlerësoja veten që kur kam qenë e vogël. Vij nga një familje me gra të forta, prandaj do të kishte qenë e pamundur për mua të humbisja vetëvlerësimin”, -ka treguar ajo.

Po ashtu, Eva ka treguar se ka filluar të ushtrohet dhe të hajë shëndetshëm për t`u rikthyer në formë: “Vazhdoj ta dua yoga-n, por ushtrimet e mia tani konsistojnë në ngritje peshe. I dhashë trupit tim kohë të merrte veten nga shtatzënia, megjithëse nuk u nguta për t`u rikthyer në formë. Tani po filloj të ushtrohem dhe të jem e kujdesshme me ushqimet. Me vështirësi po u rikthehem formave të mia.”

Aktorja ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm duke u shprehur se nuk duhet të bazohemi në këto rregulla të shoqërisë, sipas së cilave duhet të jemi një masë e caktuar për të qenë të bukur.