Vetëm pak minuta para se të nisë nata e dytë e Këngës Magjike, Fifi është në prapaskena duke u përgatitur. Edhe pak dhe ajo, do të rrënqethë publikun me baladën e saj “Psikopatja jote”, në bashkëpunim me Mc Kreshën, e cila numëron mijëra klikime në vetëm dy javë pas interpretimit. Ndryshe nga viti i kaluar, kur kënga e saj bëri shumë “Zhurmë” në këtë festival, këtë vit Fifi është më e qetë dhe më e sigurt edhe në skenë. Për këtë, ka meritë edhe Mc Kresha.
Përveç kësaj, ka edhe shumë këngë, tekstet e të cilave i ka shkruar vetë që vijojnë garën, por, me siguri, i ka të gjitha njëlloj, si gishtat e dorës edhe ajo. Por ama ka një të preferuar, më të preferuarën, dhe e thotë pa hezitim.
Në një prononcim ekskluziv për Class, Fifi zbulon se është “Plas” ajo që i ngroh më shumë zemrën: “Kënga ime e preferuar? Flori… “Plas”” – tha ajo me gjithë euforinë që e karakterizon gjithmonë.
View this post on Instagram
Kaq tha dhe e dha votën dhe pikët maksimale…