Kate dhe William kanë qenë në një vizitë në Qipro së fundmi dhe ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte veshja e dukeshës. Sapo e pamë na erdhi në mendje një veshje e Meghan, me siguri Kate është frymëzuar nga kunata edhe këtë herë. Stili i dukeshës së Kembrixhit nuk ngjasonte aspak me atë që jemi mësuar ta shohim në përgjithësi. Në janar të këtij viti, gjatë një vizite në një stacion radiofonik, Meghan është shfaqur e veshur me një palë pantallona të gjera të zeza dhe me një bluzë në po të njëtën ngjyrë. Ajo mbante edhe një rrip mesi, po ashtu të zi.

Kate dukej sikur kishte risjellë këtë ‘look’ të Meghan, pasi kishte veshur një palë pantallona si ato të Meghan, por në ngjyrë blu të errët, një bluzë të bardhë dhe sipër mbante një xhaketë ngjyrë ushtarake, të kombinuar me një rrip mesi në të njëjtën ngjyrë.

Epo, kjo nuk është hera e parë që dy kunatat frymëzohen nga stili i njëra-tjetrës dhe mund të themi që godasin gjithmonë në shenjë.