Pak përpara finales së madhe të Këngës Magjike, ne kemi realizuar disa sonazhe duke ju kërkuar të votonit për disa kategori të rëndësishme të këtij festivali. Njëra prej tyre është: balada më e bukur e Këngës Magjike. Këngë të ndjera, dedikuar dashurisë nuk mungojnë në asnjë festival. “Plas”, “Psikopatja jote”, “Qaj” , “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona” dhe shumë e shumë këngë të tjera kanë mbetur në mëndjen tonë si balada të bukura të këtij festivali.

Mirëpo, ju e keni bërë zgjedhjen tuaj, duke votuar baladën që ju ka prekur më së shumti shpirtin. Sipas votimit fitues është Flori Mumajesi me baladën “Plas”. Kanë votuar gjithsej 5069 persona, nga ku 47 për qind të votave i ka marrë Flori.

Në vend të dytë me 29 për qind të votova renditet Fifi dhe Mc Kresha me “Psikopatja jote”.

Ndërsa në vend të tretë me 12 për qind të votave është një duet tepër i bukur, ai i Ardit Çuni dhe Daniela Toçi, "Qaj".