Kanë spikatur shumë emra të rinjë në këtë 20-vjetor të Këngës Magjike. Artistë shumë të talentuar me zëra brilantë na kanë magjepsur këtë vit. Mirëpo, njëri prej tyre si në çdo garë është diferencuar nga të tjerët. Në sondazhin e bërë nga Revista Class, ditën e djeshme me shumicë votash kanë fituar jo një, por dy artistë: Lorenc Hasrama dhe Olsi Bylyku. Ky i fundit në fakt ka bërë një kalim nga akrimi në muzikë dhe duket se ia ka dalë më së miri. "Si të flas" është pritur mirë nga publiku dhe ka qenë surprizuese kjo këngë kaq e bukur. 

Nga 3366 vota, 43 për qind të tyre i kanë marrë Lorenc Hasrama dhe Olsi Bylyku. 

Me një diferencë të ngushtë me dy djemtë, në vend të dytë qëndron Krusita e cila edhe pse u prezantua me këngën “Akull”, ajo ua shkriu zemrat njerëzve duke i bërë të gjithë për vete.

Ndërsa në vend të tretë qëndron Xhon Jesku, i cili na ka prekur me dedikimin që i ka bërë të motrës, e cila fatkeqësisht nuk jeton më.