Në këtë 20-vjetor të Këngës Magjike ka pasur shumë këngë të bukura, me tekse vërtet domethënëse. Kanë qenë ndoshta nga ato tekste që memorizohen lehtë, por edhe përcjellin mesazhe të mëdha.

Në këtë kategori, ju në fakt e keni zgjedhur tekstin që pëlqeni më shumë. Fifi ft Mc Kresha me “Psikopatja jote” kanë fituar 24 për qind të votave, nga 4182 persona që kanë votuar. Teksti është shkruar vetë nga dy artistët.

Në vend të dytë me 22 për qind të votave qëndron Ardit Çuni dhe Daniela Toçi me “Qaj”. Ndërsa këngën e tyre e ka shkruar Fifi.

“Ah ku më hodhi Zoti”, kënga e Robert Aliaj, ka qenë një vlerë e shtuar e këtij festivali. Një këngë barrigadash, jo kompromisesh.