“Bashkimi bën fuqinë”. Disa nga artistët më në zë të momentit kanë ardhur në festivalin e Këngës Magjike me duete të suksesshme. Mirëpo, një dyshe ka dalluar nga të tjerët. Të paktën nga votimet tuaja, dueti më i suksesshëm është ai i Fifit dhe Mc Kreshës “Psikopatja jote”.

Nga  4304 vota, 44 për qind kanë shkuar për dyshen nga Kosova. Ndërsa në vend të dytë renditet sërish “Qaj” nga Ardit Çuni dhe Daniela Toçi me 35 për qind të votave. Të tretët, por jo më pak të rëndësishmit, janë Lorenc Hasrama dhe Olsi Bylyku të cilët kanë marrë 10 për qind të votave.