Si çdo vit tjetër, edhe këtë dhjetor "Frida Xhoi& Xhei" solli magjinë e bardhë të fustaneve të nusërisë! Koleksionet e reja, u prezantuan në një event të madh me shumë të ftuar nga bota e biznesit, artit, medias, në vend, e si çdo vit tjetër edhe këtë herë dalluan elementët e sharmit dhe elegancës që përshkruan nga fillimi në fund të gjithë këtë organizim gjigant.

Ajo që u ra në sy të gjithëve, e nëse ishte aty pjesë e kësaj sfilate e kishe të pashmangshme që të mos e dalloje, ishte pikërisht gjetja e spikatur e hyrjes. Motivet tipike të një "Winter Wsonderland" me flokë bore dhe detaje të dekorit që ia shtuan edhe më shumë hijeshinë këtij aktiviteti. Dhe në po të njëjtën linjë, e gjithë kjo bardhësi, vijoi natyrshëm më pas me bardhësinë e madhështinë e fustaneve të nusërisë, që u prezantuan si pjesë e koleksioni të ri të "Frida Xhoi& Xhoi"!

Tashmë, është i njohur fakti që fustanet dominuese të koleksioneve të reja të "Frida Xhoi& Xhei" dallohen për pompozitetin, madhështinë, për dantellat, gurët dhe gjithçka që i bën të duken fantastike në trupin e nuses së ardhshme që i zgjedh ato. Stilistët e njohur botërore të industrisë së nusërisë ishin pjesë e kësaj sfilate me krijimet e tyre, por e veçanta e këtij viti ishte fakti se pjesa më e madhe e koleksionit 2019-të mbajnë firmën e "Frida Xhoi& Xhei.

Ndërkohë, të gjithë këtë atmosferë të kuruar në detaje e shijuan nga afër shumë personazhe VIP shqiptarë, personalitete nga bota e biznesit, medias, artistë, etj!