“Plas” është kënga e momentit.

Nuk ka njeri që nuk e ka memorizuar refrenin e kësaj kënge. ”Nuk kena me u pa më bashkë”, duket sikur i dhemb të gjithëve edhe nëse janë të lumtur në lidhjet e tyre. Është një tekst dhe muzikë aq e ndjerë nga Flori. E këndon i madh dhe i vogël, por peshë të madhe merr kënga kur këndohet edhe nga kolegët e Florit. Një zë i rrallë, e papërsëritshme është Elhaida Dani teksa këndon baladën e momentit “Plas”.

Elhaida ka publikuar sot një cover të këngës “Plas” dhe ju nuk duhet ta humbisni. Flori vetë e ka postuar në Instagram, ku shkruan se ky cover nga Elhaida shoqërohet me një gotë verë, me sytë mbyllur dhe nuk ka më bukur se kaq. Nuk mund ta kishte thënë edhe ai më bukur!

Flori fitoi “Këngën Magjike” më këtë baladë aq të bukur…dedikuar dashurisë, e kujt tjetër?