Që pas lindjes së djalit, në fund të vitit 2015, Kim Kardashian ka marrë një mision të vështirë përsipër, por është e vendosur për këtë. Ajo do të arrijë peshën ideale duke u ushqyer shëndetshëm, ndaj edhe në profilet e saj sociale ndan me miqtë fazat e ndryshme të dietës dhe mënyrën si po ushqehet. Ylli i reality show-t i nënshtrohet një diete të rreptë, e cila nënkupton djegien e 1800 kalorive në ditë, ushqimin me proteina, yndyra të shëndetshme dhe zero sheqer. Nutricionistja e saj, Colette Heimowitz, tha për “Redbook” se Kim është përqendruar tek proteinat në çdo vakt dhe kryesorja - po i qëndron larg çdo gjëje me sheqer.

Po çfarë mban Kim gjithmonë në frigorifer?

Çaj natyral pjeshke (çaj me shije natyrale pjeshke ose me fruta të tjera. I përbërë nga çaji i zi dhe jeshil. Pa kalori)

Gjoks pule me feta (i pjekur ose jo). Pulat janë rritur në mënyrë organike në ferma familjare me ajër të pastër dhe hapësirë të mjaftueshme. Shpendët, por edhe bagëtitë në këto ferma, ushqehen natyrshëm dhe me standardet organike të vendosura nga USDA. Këto lloj fermash nuk përdorin kurrë produkte OMGJ, antibiotikë, hormone sintetike apo pesticide)

Djathi Mozzarella (95 për qind organik)

Limonata dhe lëngje frutash (Kim, ndoshta mund t’i blejë të gatshme limonadat, por zgjedh t’i bëjë në shtëpi, sepse limonadat duhet të shijojnë si limonada, lëngjet e frutave si të tilla dhe smoothie si smoothie. Kështu, Kim këshillon që të gjitha ushqimet që konsumoni të jenë organike dhe me përmbajtje të lartë proteinash.