Popullariteti i Instagramit, me këtë opsion të ri që ka ofruar, do të rritet më shumë. Megjithëse kohët e fundit është diskutuar mjaft për problemet që ka shfaqur, si për ta larguar vëmendjen, Mark Zuckerberg ka prezantuar një tjetër risi në aplikacionin më të frekuentuar sidomos nga të rinjë.

Veç fotove, videove, video call-eve dhe thirrjeve përmes InstaMessage, tashmë mund të dërgoni edhe ‘voice records’, ose, siç njihet ndryshe, audio.

Nëpërmjet kësaj risie, platforma e Instagram-it uron  të gjithë përdoruesit festat e fundvitit. Zuckerberg duket se e ka marrë seriozisht fuqizimin e Instagramit duke i shtuar opsione të ngjashme me platforma si Whats App, Messenger, Viber.

Menjëherë pas update-t të ri, mund të dërgoni audio me miqtë dhe të afërmit tuaj.