Nëse ende nuk e keni vendosur ku do t’i kaloni këto pushime, ja disa qytete që ju bëjnë të ëndërroni.

Mynih, Gjermani

Bavaria është qendra kulturore gjermane për udhëtarët që presin të festojnë Krishtlindjet në mënyrën tradicionale gjermane. Hofbrauhaus është zgjedhja standarte për udhëtarët gjatë gjithë vitit, megjithëse në dimër ka shumë më tepër për t’u parë në këtë qytet në kohën kur tregjet e Krishtlindjeve gjallërohen.

Ku mund të qëndroni: Hotel Bayerscherhof ofron luksin dhe rehatinë ideale, si një nga hotelet më të famshme të Europës. Megjithatë, ky hotel është tepër i shtrenjtë. Mynihu ofron hotele të shumta, të cilat mund t’i përshtaten buxheteve të gjithkujt.

Provence, Francë

Fshatrat e bukur provincialë janë të tillë gjatë gjithë vitit, por është një ndjesi e veçantë vizita e këtyre fshatrave gjatë Krishtlindjeve. Që nga kambanat e kishave mesjetare, deri te rrugët me kalldrëm dhe tezgat me produkte Krishtlindjesh, këtu do të ndiheni si në një përrallë franceze.

Ku mund të qëndrosh: Ka një numër hotelesh të mëdha që ofrojnë për udhëtarët që preferojnë luksin, pushime perfekte. Por është gjithashtu opsioni i të jetuarit si vendasit në shtëpi të këndshme fshati, bashkë me ta.

Lapland, Finlandë

Me vendndodhje vetëm 90 minuta fluturim në veri të Helsinkit, Lapland është vendi i ëndrrave për sa i përket lojërave dimërore. Slita që tërhiqen prej drerësh dëbore, qentë haski, skijim pa fund, etj., etj. Lapland është në krye të listës si vendi ideal ku mund të kaloni Krishtlindje të paharrueshme dhe krejtësisht të bardha.

Ku mund të qëndroni: Iglot prej qelqi në Hotel Kaksauttanen janë mënyra më e bukur për të kaluar kohën tuaj në Lapland. Ato u ofrojnë të ftuarve një tavan qelqi për të shijuar magjinë e dritave të veriut.

Zyrih, Zvicër

Ky qytet i mrekullueshëm zviceran ndriçohet gjatë Krishtlindjeve dhe tregon vërtet shpirtin festiv të festave të fundvitit. Çokollatat dhe luksi janë të bollshme dhe të kudondodhura.

Ku mund të qëndroni: Akomodimi në Zyrih mund të jetë shumë i shtrenjtë, sidomos gjatë stinës festive. Nëse jeni buxhetorë, mund të kërkoni për të kaluar Krishtlindjet në ndonjë qytet të Europës Qendrore, pasi shpenzimet në Zyrih mund të jenë të mëdha gjatë Krishtlindjeve.

Pragë, Republika Çeke

Tregjet e Krishtlindjeve janë vërtet një nga pikat kryesore të vizituara gjatë festave të dhjetorit në Pragë, megjithatë ka shumë arsye për të zgjedhur Pragën mes destinacioneve të shumta europiane për të kaluar Krishtlindjet. Qyteti i Vjetër është magjepsës në çdo kohë të vitit, por mbuluar me një shtresë të trashë bore të bardhë, Praga është vërtet madhështore!

Ku mund të qëndroni: Meqenëse Republika Çeke ende nuk është në Euro, çmimet e akomodimit janë relativisht të lira. Nëse dëshironi të kaloni pushimet festive të dimrit në një qytet mahnitës europian, Praga është vendi i duhur.

Reikjavik, Islandë

Një tjetër destinacion i përsosur për të shijuar Dritat e Veriut përveç Lapland, vetëm se në ndryshim nga Lapland, ky vend është shumë më i gjallëruar. Ky qytet i mrekullueshëm shijon 4 orë dritë dielli gjatë dimrit, por ka shumë gjëra për të parë dhe për të bërë me aurora borealis që ndriçon qiellin.

Ku mund të qëndroni: Reikjavik ka shumë hotele ku mund të akomodoheni sipas buxhetit dhe dëshirës suaj.