Revista Class ka zgjedhur 10 këngëtarë, të cilët kanë qenë ndër më të preferuarit dhe ndër më të suksesshmit këtë vit. Këngët e tyre janë më të klikuarat në Youtube dhe mund të themi që ky ishte viti i tyre. Në sondazhin në fund të artikullit keni mundësinë të votoni për këngëtarin që sipas jush ka sjellë muzikën më të mirë këtë vit.

Flori Mumajesi

E nisi këtë vit me duetin me Shkurte Gashin “Si dikur”, pastaj solli “Si trëndafil” me Dhurata Dorën, “Shangai” me DJ Vicky, “Dashni me raki” me Ghetto Geasy, “Ia ke bo vetes” me Brunon dhe e mbylli me një këngë solo, “Plas” me të cilën fitoi edhe festivalin “Kënga Magjike”.

Alban Skënderaj

Solli këtë vit bashkëpunimin me Noizy-n “Drejt suksesit”, “Déjà vu” me Young Zerkën, “Lea” dhe “Nëntor, 26”.

Ledri Vula

Publikoi këngën “I vogël”, bashkëpunimin me Ermal Fejzullahun “Fshatarja ime”, “Merri merr” me Butën, “Princess Diana” me Lyrical Son, Mike” me Elvana Gjatën dhe John Shahun.

Noizy

Ka publikuar një numër shumë të madh këngësh brenda një viti, saktësisht 15 këngë. Mes tyre përmendim “Toto” me Raf Camora, “Bos Man” me Lil Kolin, “Meksikane” me Varrosin, “A don love” me Dafina Zeqirin, “Po thu” me S4MM, “Drejt suksesit” me Alban Skënderajn, “Parku i lojrave” me Ghali-n, “Gjuha e kampionit”, “La familia”, “Peace and love”.

Getoar Selimi

Ka publikuar këngët “MMV”, “Paris Milano” me Majk, “Dashni me raki” me Flori Mumajesin.

Ylli Limani

Ka publikuar “Vaj”, “Prej se jena nda”, “Krejt ti fala” me Majk, “Dritat” me 2po2, “A ja ka vlejt”.

Majk

Ka sjellë për publikun këngët “Qikita”, “Krejt t`i fala” me Ylli Limanin, “Paris Milano” me Ghetto Geasy-n, “Pasha jetën” me Capital T.

Capital T

Ka publikuar “Pasha jetën” me Majk, “O Ma” dhe “Bomba”.

Burtint Imeri

Butrinti ka publikuar këngët “Ma Chérie”, “Alea” dhe “Kush”.

Gjiko

Ka publikuar këngët “Si Bugatti” me Skerdin, “Distanca” dhe “Kush je ti” me Lumi B