Disa prej tyre kanë hyrë në botën e televizionit këtë vit, ndërsa disa të tjerë kanë qenë pjesë e saj, por këtë vit janë bërë edhe më shumë të njohur për publikun. Në sondazhin në fund të artikullit mund të votoni për atë, që sipas jush, është personazhi i ri më i mirë i këtij viti.

Fero

Është një ndër reperat e rinj që këtë vit mori një famë të madhe, pasi publikoi këngën "Gang Gang".

Krusita

Është shpallur fituese e “Gjeniut të vogël” në vitin 2011, ndërsa këtë vit pati një sukses të madh në skenën e “Këngës Magjike”, ku mori çmimin “Best to invest” me këngën “Akull”.

Tayna

Është një prej repereve të reja, e cila u bë pjesë e tregut muzikor shqiptar me hitin e verës “Columbiana”, që numëron mbi 30 milionë klikime në Youtube.

Don Phenom

Emri i tij i vërtetë është Marin Sterkaj, por në botën e artit njihet si Don Phenom. Kënga e tij më e njohur është "Kujt Po I Han", e publikuar këtë vit, në bashkëpunim me Encën.

Daniela Toçi

Ishte pjesë e The Voice Kids Albania, në skuadrën e Miriam Canit. Së fundmi, ajo konkurroi në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Qaj”, në bashkëpunim me Ardit Çunin. Kjo këngë u nderua me çmimin e RTV21.

Lei Kraja

Është një ndër moderatoret më simpatike sportive. Aktualisht ajo është pjesë e kastit të “Dance With Me Albania”.

Bash Buta

Është pjesë e botës së muzikës prej disa kohësh, por ky dukej të ishte viti i shkëlqimit të tij. Në maj të këtij viti, ai publikoi këngën "Merri Merri", në bashkëpunim me Ledri Vulën. Aktualisht videoklipi numëron mbi 12 milionë klikime.

Eliona Pitarka

Është një prej aktoreve të “Duplex”, e cila përveç talentit në aktim dallon edhe për format e bukura trupore.