Duka dhe Dukeshja e Kembrixhit kanë publikuar sot foton zyrtare të Krishtlindjeve 2018 dhe është me të vërtetë e adhurueshme. Në foton e realizuar nga Matt Porteous, William dhe Kate janë veshur casual me xhinse dhe janë ulur në një pemë pranë shtëpisë së tyre, në Anmer Hall.

Princi George dhe Princesha Charlotte, gjithashtu janë veshur me stil dhe duken të adhurueshëm duke përqafuar prindërit e tyre, por këtë vit, emocionet kësaj kartoline ia shton, natyrisht, Princi Louis. Në krahët e së ëmës, ai duket një fëmijë i adhurueshëm dhe shumë i ëmbël duke buzëqeshur para aparatit.

Herën e fundit që kemi parë një foto të princit të vogël, i cili ka lindur në prill të këtij viti, ishin fotografitë e ditëlindjes së 70-të të Princit Charles. Edhe në atë set fotografish ai mori vëmendjen e të gjithëve duke e tërhequr rrjetin drejt vetes me imazhin e tij të mrekullueshëm... Por edhe vëllai dhe motra e tij më e rritur nuk mbetën më larg vëmendjes.

George, pa dalë nga veshja e zakonshme, qëndron në një këmbë me çizmet e tij Wellington, ndërsa Charlotte, më çapkënia e familjes, rri më krenare në qendër të fotos.