Mungesa e hekurit mund të shkaktojë shumë probleme! Këtu janë 5 ushqime të privilegjuara e të pasura me hekur për të përballuar më mirë ditën tuaj! Ne shpesh vuajmë nga mungesa e hekurit dhe fajin mund t'a shikojmë edhe tek cikli menstrual. Megjithatë, nuk është e vetmja arsye që ne kemi pak hekur në trupin tonë. Ka shumë të ngjarë që ne nuk hamë ushqimet e duhura që na duhet për t'u favorizuar në shëndetin tonë. Sipas shkencëtarëve, janë burrat që marrin më shumë hekur sesa ne gratë, edhe nëse, në teori, ne na duhen më shumë, madje dyfishi! Këtu janë 5 ushqimet e pasura me hekur që ju duhen!

5 ushqime të pasura me hekur

Përzgjedhja e ushqimit në tryezë është gjithmonë shumë i rëndësishëm dhe nëse jemi anemikë është edhe më shumë. Para se të zbuloni se cilat ushqime janë të pasura me hekur, duhet të dimë se kjo e fundit është e rëndësishme pikërisht për oksigjenin që ka nevojë trupi ynë. Një mangësi shkakton dëme të tilla si pagjumësia, humbja e flokëve, rritja e rrezikut të stresit dhe nervozizmi dhe shumë dobësi të tjera që nuk presim.

Mishi. Ju kurrë nuk duhet t'a ekzagjeroni për të ngrënë mish, por mishi i kalit është më i pasur me hekur dhe i shkëlqyer për ata që janë anemikë.

Veza. Përveç mishit, edhe vezët në pjesë të vogla mund të kontribuojnë. E përsosur për të ngrënë sipas dëshirës, nga veza e zier deri në një omletë me perime

Thjerrzat. Të paktën një herë në javë duhet t'i konsumoni. Janë të përsosura për të rikuperuar hekurin e humbur dhe ndjenjën e energjisë.

Fruta të thata(bajame dhe arra). Të shkëlqyeshme për t'u shijuar në mëngjes, por vëmendje, mos e  ekzagjeroni.

Peshku. Jo vetëm mishi, madje edhe peshku është i pasur me hekur dhe i shkëlqyer për t'u konsumuar siç dëshirojmë.