Të mirat e orizit janë të panumërta, një burim vitaminash dhe një ushqyes shumë i mirë për fytyrën. Kjo maskë mund të përdoret për të gjitha tipet e lëkurës - është qetësuese, çlodhëse dhe ushqyese. Nëse do ta përdorësh çdo javë, rezultatet do t’i vësh re menjëherë.

Përbërësit:

2 filxhanë ujë orizi

1 filxhan oriz

Pirun ose lugë

Një enë bosh për të futur ujin e orizit

Shto 2 gota ujë orizi dhe një filxhan oriz. Lëri të vlojnë bashkë për 5 minuta. Pastaj përdor pirunin ose lugën dhe përzieji për 1-2 minuta. Hiqe nga zjarri dhe pasi të jetë ftohur, hidhe ujin në enën boshe.

Pasi ta kesh ndarë orizin nga uji, duhet të ketë këtë pamje.

Para se ta përdorësh maskën me ujin e orizit, përzieje ujin. Sigurohu që të gjitha vlerat ushqyese nuk mbeten në fund.

Përdor pambuk farmacie për ta aplikuar maskën në fytyrë.

Lyeje me kujdes pambukun në ujë dhe pasi të ketë thithur plotësish lagështirën, vendose në fytyrë. Lëre të veprojë për 15-20 minuta (rekomandohet qëndrimi shtrirë) dhe pastaj shpëlaje fytyrën me ujë të vakët.