Orët e ardhshme në shumicën e territorit të vendit do të mbulohen nga reshje të dendura bore dhe mjegulla.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar se në orët e ardhshme parashikohen reshje dëbore në zonat malore, të cilat do të kenë intensitet deri mesatar. Në zona të caktuara mund të ketë mjegull, për shkak të reshjeve të shiut.

“Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”,- njofton ARRSH.

Ndërkohë, po nga ARRSH mësohet se të gjithë kontraktorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën për të mbajtur të hapura të gjitha akset.