Vetëm pak ditë më parë, Labinosh Gashi dhe Qëndresa Bajramai u bënë prindër për herë të parë. Sapo përshëndeti botën vajza e mezipritur, prindërit e ndanë me të gjithë në rrjet emocionin e madh të tyre bashkë me një dedikim për Rroan, engjëllin që u zbukuroi jetën.

Sot, me një festë madhështore e speciale, e sapolindura është pritur në shtëpi. Dekoruar me ngjyrën e saj të ëmbël dhe me shumë lodra e dhurata të personalizuara, i gjithë ambienti kishte marrë emrin e Rroas.

Moderatori i njohur, përmes profilit të tij në Instagram, ka publikuar disa pamje nga festa e ëmbël e vogëlushes, duke i uruar asaj mirëseardhjen në shtëpi.

Veç tullumbaceve, fjongove, arushëve, ëmbëlsirave e plot lodrave me ngjyra, në video duket qartë edhe korniza që mban ditëlindjen e Rroas.

21 dhjetori, veç ekuinoksit dimëror, do të jetë çdo vit ekuinoks edhe në shtëpinë e Labit dhe Qëndresës.