Meqë është magji festash dhe Krishtlindjesh, një pjesë e personazheve të njohur kanë zgjedhur të urojnë dhe të përshëndetin të gjithë miqtë e tyre në rrjet me foton e parë të fëmijës që ka ardhur në jetë. Natyrisht, juve mund t’ju kujtohet menjëherë Ajola Xoxa, Xhensila Myrtezaj, Jona Spahiu apo edhe shumë personazhe të tjerë të njohur që këtë vit kanë pritur fëmijën e parë në krahët e tyre.

Po cilët janë bebat që festojnë sot Krishtlindjetjet e tyre të para?

 

Ajola Xoxa, nënë për herë të parë

Ajola, sapo ka postuar një foto nga pema e Krishtlindjeve bashkë me Kajan, i cili ka përshëndetur botën vetëm pak muaj më parë. Lali Eri, atë ditë ishte në maratonë, por vrapoi me një frymë në maternitet për të pritur dhe për t’i prerë kërthizën të birit. Pastaj, iu rikthye vrapit të Tiranës. Sot, Kajan feston Krishtlindjet e para me dy prindërit e tij.

Estela Ujka

Blogerja e njohur, Estela Ujka zgjodhi të sjellë në jetë vajzën e tretë në Amerikë, në prillin e këtij viti dhe prej andej lajmëroi të gjithë ndjekësit. Ashtu siç ndau lajmin e pritjes së ëmbël, Estela ndau edhe lajmin e ardhjes në jetë të Damar.

Xhensila Myrtezaj

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi në korrik… Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë dhe vajza u pagëzua me emrin e veçantë Ajka. Edhe pse e ruajtën për një kohë të gjatë lajmin e pritjes së ëmbël, këngëtarja dhe bashkëshorti i saj u dorëzuan pranë Lago di Como-s, atje ku kishin edhe kujtimet më të bukura të dashurisë, dhe ndanë lajmin e bukur se së shpejti do t’u vinte në jetë një fëmijë. Sot, Ajka uron Krishtlindjet bashkë me babi Besin. 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Gezuar, Zoti ju rujt.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Eno Popi

Moderatori i njohur i ekranit të Top Channel është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Atena, solli në jetë në maj të këtij viti vajzën Liv. Lindjen, Atena e kreu në Amerikë dhe pak javë më pas, dy vajzave iu bashkua edhe Eno.

Labinot Gashi

Moderatori i njohur nga Kosova, Labinot Gashi, ka vetëm disa ditë që është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur ai e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në Instagram. Duke shprehur ndjesitë e para për statusin e ri që sapo gëzoi, Labi ka ndarë në rrjet edhe foton e parë duke mbajtur në krahë të bijën, Rroa Gashi.

Mozzik dhe Loredana

Mozzik dhe partnerja e tij Loredana janë bërë prindër për herë të parë. Reperi është bërë babai i një vajze, e cila është pagëzuar me emrin Hana. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të një postimi në Instagram. Mozzik shihet teksa ka kapur dorën e së voglës dhe krahas fotos shkruan: “Emri më i bukur në botë, BABË! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë! Mirseerdhe në jetë Hana ime e vogël! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjesi, i perlotur duke puthur gruan time të dashur, sot po i uroj lindjen e parë, fëmijën e parë! Do ju dua sa t’kem jetë!”

Ami dhe Ermali

Ami dhe Ermali janë bërë prindër për herë të dytë këtë vit me vajzën e tyre Sia. “Zoti na bekoi përsëri, këtë radhë me një vajzë”,- shkroi Ermali në foton e parë nga spitali me vogëlushen e porsaardhur në jetë dhe Amin në krah.

Floriana Garo

Moderatorja Floriana Garo është bërë nënë për herë të parë në mars të këtij viti. Adia është emri me të cilin Floriana e pagëzoi të voglën e saj. Me një foto të ëmbël të vajzës, Floriana shkruan: “Adia jonë e shtrenjtë erdhi në jetë më 12.03.2018! E bekoftë Zoti përgjithmonë dhe u rrittë e fortë, e shëndetshme dhe komplot buzëqeshur! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!"

Zajmina Vasjari

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka dhënë lajmin e gëzuar muajin e parë të këtij viti. Me anë të një postimi emocionues, ajo ka lajmëruar se vajza e saj Khloe ka ardhur në jetë. Gjatë këtij viti kanë qenë të rralla fotot e Khloe në llogaritë e mamit të saj, por me siguri, 1-vjetori i saj, i cili është shumë afër, do të jetë një festë e madhe për të gjithë rrjetin.

Adelina Tahiri

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është bërë nënë për herë të parë në gusht të këtij viti. Ajo ka sjellë në jetë një djalë të pagëzuar me emrin Jon. Adelina ka postuar një foto të dorës së saj duke mbajtur dorën e vogël të djalit me mbishkrimin: "Mirë se erdhe në jetë princi i vogël, Jon."

Besnik Qaka

Besnik Qaka, pjesëtari i grupit të njohur “NRG Band” është bekuar me lindjen e një vajze në mars të këtij viti. Ai dhe bashkëshortja e tij, Lolita janë martuar verën e kaluar dhe mezi po e prisnin ardhjen në jetë të vajzës së tyre të parë. “Fryma jote e parë, na e mori tonën… #UnaQaka- shkroi Besniku në rrjet pas ardhjes në jëtë të vajzës.

Jona Spahiu

Moderatorja e ëmbël Jona Spahiu solli në jetë fëmijën e saj të parë vetëm pak muaj më parë, me bashkëshortin  Frenkli Ymeri. Megjithëse nuk zgjodhi ta ndajë me të gjithë pritjen e ëmbël, Jona foli për të vetëm pasi solli në jetë të birin, madje në një video në Youtube, ndau disa ditë më parë të gjitha ndjesitë dhe emocionet që kishte kaluar për muaj të tërë.