Në “listën e zezë” për veshjet skandaloze të vitit 2018 janë bërë pjesë edhe dy këngëtare shqiptare. Revista prestigjioze zvicerane “Blick” ka renditur shfaqjet më të këqija të veshjeve të VIP-ave gjatë vitit 2018 dhe në listë nuk mungojnë edhe këngëtaret shqiptare, Bleona Qerreti, gjatë shfaqjes së saj me një rrjetë në ceremoninë e çmimeve Oscar dhe Rita Ora.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është e vetmja në listën e “Blick” e përmendur dy herë, bashkë me Heidi Klum.

Rasti i parë është në muajit gusht në Londër, gjatë “GQ Men of the Year Awards 2018” dhe i dyti në “MTV Video Music Awards” në Nju Jork, po në të njëjtin muaj.

Emra të tjerë që përmenden në listë janë Sky, Amber Rose, Poppy, Kate Beckinsale, Rosie Huntington Whiteley , Kendall Jenner, Donna Karan, Whoopi Goldbergm, Tiffany Haddish, Tracee Ellis Ross, Whoopi Goldberg, Lindsey Vonn, Barbara Meier, Blanca Blanco dhe Pink.