Trupi i gruaje pëson disa ndryshime gjatë shtatzënisë dhe ajo çfarë shohim në revista nuk është aspak afër trupit të një gruaje pas pritjes së ëmbël. Është më e bukur në fakt. Të gjithë përdorin Photoshop-n për të rregulluar shenjat dhe lëkurën e rënë pas shtatzënisë. Mirëpo, Jade Beall një fotograf i talentuar ka vendosur të tregojë pa filtra një anë tjetër të shtatzënisë, për të ndihmuar kështu gratë ta duan veten dhe trupin e tyre edhe pasi janë bërë nëna.