Ka një arsye pse ngjyra bezhë (apo camel, siç njihet në botën e fashion-it) është shenja që menjëherë të çon në një pallto klasi, e cila duket edhe shumë e shtrenjtë. Diçka rreth kësaj ngjyre klasike dhe hijeve të saj të luksit, mund të çojnë para dollapit dhe nëse nuk e ke, duhet patjetër, pavarësisht ngjyrave dhe trendeve që propozohen nga pasarelat e modës.

Për më tepër, pavarësisht se me ç’çmim mund të kesh blerë diçka me ngjyrë bexhë – ajo është krijuar për t’u dukur gjithmonë e shtrenjtë. Po ashtu, ajo është e vetmja ngjyrë që mund të përshtatet lehtësisht me çdo lloj ngjyre. Pak më poshtë janë disa variante që të tregojnë disa veshje chic, që do të të bëjnë të kesh diçka patjetër në gardërobë.

Pjesa më e madhe e tyre kanë edhe stilin që tregojnë shumë më të shtrenjta sa ç’janë në të vërtetë.

Një pelerinë camel mund të japë një stil casual pamjes në çdo ditë të javës.

Camel shkon perfekt me veshjet me printe.

Një pallto oversized në bezhë është njëkohësisht klasike dhe trendy.

Kjo është mënyra si të vishesh mbi të bardha për motin e ngrohtë.

Një fund lëkure camel mund ta kombinosh me gjithçka që dëshiron.

Camel dhe e zezë: kombinimi i duhur i vjeshtës.

Provo kombinime me nuanca të ndryshme të bezhës.

Camel dhe e kuqe, kombinimi perfekt.

Një bluzë camel është një mënyrë e mirë nëse nuk gjen kombinime.

Triko e gjatë oversize, sërish një variant i mirë për vjeshtën dhe dimrin.