Si çdo vit, edhe një vit më shumë. Sapo nis dhjetori dhe atmosfera festive, gjithandej dëgjohet kënga e Mariah Carey “All i want for Christmas is you”. Edhe këtë vit, kënga është në klasikimin e këngëve më të dëgjuara.

E publikuar për herë të parë në vitin 1994, kënga jo vetëm që është më e preferuara në këtë periudhë të vitit, por konsiderohet edhe si një himn i kulturës popullore joreligjoze. “All i want for Christmas is you” u dëgjua plot 11 milionë herë në Spotify në vigjiljen e Krishtlindjes së këtij viti.

Sipas The Economist, një vit më parë, 2017, kënga i siguroi këngëtares 60 milionë dollarë. Maria Carey shpesh ka bërë edhe bashkëpunime duke rinovuar videoklipet për këngën e Krishtlindjeve, një dedikim i pakohë ndaj dashurisë.