Të gjithë e dimëqë Meghan Markle para se të martohej me princin Harry dhe të bëhej dukesha e Sussex-it, ka qenë e martuar me producentin Trevor Engelson. Disa email-e të dërguara nga Meghan në atë kohë kanë dalë në dritë dhe në to ajo shkruante qartë se kishte porositur marijuanë për të ftuarit. Dasma është mbajtur në Xhamajkë në vitin 2011, kur posedimi i kanabisit ishte illegal.

Tashmë i kam porositur. Edhe disa qese të vogla që nuk bien fare në sy”, -shkruante ajo në një prej email-eve. Siç bën me dije The Sun, dukesha e kishte futur marijuanë në çdo çantë që u shpërdna si dhuratë për të ftuarit. Jo vetëm kaq, por ajo i përgatiti vetë cigaret me marijuanë për të ftuarit. Edhe pse Meghan ishte shumë e emocionuar për dhuratën që u kishte bërë të ftuarve, vetë konsumoi shumë pak. Sipas disa burimeve, ajo nuk e konsumonte marijuaën rregullisht, por dëshironte ta bënte dasmën e saj të veçantë.

Nuk e dimë se çfarë mendon familja mbretërore lidhur me këtë gjë, megjithatë ata janë të vetëdijshëm që jeta e Meghan ka qenë shumë ndryshe nga jeta që ajo bën sot.