Qentë i kanë shoqëruar njerëzit për shumë vite me radhë dhe marrëdhënia që ne krijojmë me ta mund të tregojë diçka për personalitetin tonë. Shumica e njerëzve i duan qentë dhe ju besojnë atyre. Nga ana tjetër qentë kanë një dashuri jo egoiste për pronarët e tyre. Pikërisht për këtë lidhje mes qenit dhe njeriut do të shkruajmë sot. Më lart keni disa foto qenushësh dhe ju do të zgjidhni atë që pëlqeni më shumë. Zgjedhja që do të bëni “flet” shumë për karakterin tuaj:

Në jetë, ju kërkoni argëtim dhe vetëm argëtim. Jeni inteligjent dhe shumë energjik dhe gëzoni pjesëmarrjen në aktivitete që ju sfidojnë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Ndihma për njerëzit është në natyrën tuaj dhe ju jeni jashtëzakonisht mbrojtës ndaj personave që i konsideroni të afërt. Megjithatë, ju mërziteni shpejt dhe kjo gjë mund t'ju bëjë të humbisni fokusin nga qëllimet tuaja. Prandaj këshillohet që ta mbani veten të angazhuar në një aktivitet krijues për të luftuar mërzinë.

Ju jeni inteligjent dhe dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes. Ju jeni një njeri miqësor dhe të tjerët duan të qëndrojnë pranë jush. Ju nuk ndaleni derisa t’i arrini qëllimet që i keni vënë vetes. Gjithsesi, ju duhet të keni kujdes, pasi edhe mund të mos e kuptoni se ku është masa.

Ju jeni kurioz, eksplorues dhe kërkoni aventura të reja. Njerëzit duan t'ju kenë pranë, sidomos fëmijët me të cilët keni një kimi të veçantë. Gjithashtu, ju e dini se si të kontrolloni emocionet tuaja dhe ju mund të përballoni edhe situatat më të vështira me lehtësi relative. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, ju jeni një ëndërrimtar. Ju jeni një person që dëshironi një martesë përrallë dhe jetoni në botën e librave.

Herë pas here ju jeni pak të paparashikueshëm, por ju e dini se si ta përdorni këtë gjë në avantazhin tuaj. Në një marrëdhënie, ju dëshironi që partneri juaj t’ju plotësojë. Ju shpesh ndiheni të tërhequr nga dikush që është e kundërta juaj. Jeni gjithashtu shumë praktik në opinionin tuaj. Ju e dini që çdo marrëdhënie ka ulje dhe ngritje, por gjithashtu dini t’i jepni zgjidhje çdo situate.

Ju jeni shumë të dashur për njerëzit, një tipar që ju bën shumë popullor në grupet shoqërore. Në jetë, ju kërkoni ekuilibër dhe paqe, por ju jeni gjithashtu shumë energjik. Jeni një shpirt luftarak i pamposhtur.

Ju nuk jeni aspak një njeri i komplikuar. Jeni një njeri i qetë dhe jeni besnik ndaj atyre që doni. Ju jeni një njeri që mendoheni gjatë përpara se ta bëni një veprim të caktuar.

Ju jeni një shpirt i lirë, i fortë, i sigurt dhe i zellshëm për jetën. Sidoqoftë, herë pas here, njohuria e forcës suaj mund t’ju bëjë agresiv. Kjo është diçka që ju duhet të shmangni me çdo kusht. Ju besoni se dashuria duhet të jetë e lirë nga rregullat dhe kufizimet e shoqërisë. Për ju, bukuria e dashurisë qëndron në vetëmohim, besim dhe liri të përgjithshme.