Meghan Markle ka dalluar gjithmonë për stilin e saj. Që nga momenti që shpalli fejesën me princin Harry dhe mbi të gjitha pas damës me të, Meghan është në qendër të vëmendjes dhe paraqitja e saj nuk kalon pa u komentuar. Duket se dukesha nuk gabon kurrë me veshjen dhe mund ta marrim me mend që ajo shpenzon shumë për rroba, pasi vishet me firmat e njohura botërore. Po sikur t`iu themi që ajo ka shpenzuar një shumë marramendëse për gardërobën e saj brenda një viti?

Meghan është dukesha që ka shpenzuar më shumë për veshjet gjatë vitit 2018 dhe këto shpenzime kapin shifrën e 500 mijë dollarëve (ose më saktë 508,258.25 $). Kjo shifër është 5-fish më e madhe se ajo e gardërobave të grave të tjera që u përkasin familjeve mbretërore në Europë. Pas saj vjen princesha Mary e Danimarkës, me një gardërobë prej 112.831 dollarësh. Ndrësa Kate, kunata e Meghan, ka shpenzuar vetëm 86.632 dollarë për veshje vitin që lamë pas.

 

Më poshtë po ju listojmë shpenzimet që kanë bërë gratë e familjeve mbretërore në Europë për gardërobën e tyre:

1. Meghan, Dukesha e Sussex: £406,662.55 ($508,258.25)

2. Princesha Mary e Danikmarkës: £88,999.57 ($112,831.96)

3. Sophie, Kontesha e Wessex: £73,570.41 ($93,271.17)

4. Catherine, Dukesha e Kembrixhit: £68,334.23 ($86,632.84)

5. Princesha Mette-Marit e Norvegjisë: £52,307.18 ($66,314.05)

6. Princesha Charlene e Monakos: £52,199.00 ($66,176.90)

7. Mbretëresha Máxima e Holandës: £48,338.20 ($61,282.25)

8. Princesha Beatrice e York-ut: £47,859.10 ($60,674.86) 

9. Princesha Marie e Danimarkës: £43,650.54 ($55,339.33)

10. Princesha Victoria e Suedisë: £37,365.96 ($47,371.85)

11. Mbretëresha Letizia e Spanjës: £36,075.78 ($45,736.19)

12. Princesha Eugenie e York-ut: £31,860.80 ($40,392.52)

13. Princesha Sofia e Suedisë: £26,452.73 ($33,536.27)

14. Princesha Madeleine e Suedisë: £22,806.53 ($28,913.69)

Burimi: Daily Mail