Nëse dyshoni se diçka nuk shkon mirë me lidhjen tuaj, sepse nuk bëni shpesh seks, ky studim do t’ju qetësojë. Një herë në javë është ideale për të qenë të lumtur me partnerin, shkruan “Social Psychological and Personality Science”, pas një studimi për jetën e shëndetshme seksuale.

Siç zbuluan specialistët e Universitetit të Torontos (Kanada), pasi pyetën mijëra çifte, ata që bëjnë seks më pak se një herë në javë janë më pak të lumtur se ata që bëjnë më shpesh. Por nuk ka rëndësi nëse kjo shpesh është një herë në javë, dy, tri apo çdo ditë… nivelet e lumturisë në të gjtha këto raste janë të njëjta.

“Një herë në javë është një qëllim më real sesa ai i përditshëm”, – thotë Amy Muise, duke iu referuar këtu lidhjeve që kanë angazhime familjare: “Nëse një çift bën seks më shumë se një herë në javë nuk duket sikur rrit nivelin e lumturisë, edhe pse nuk bën keq” – shton ajo më tej.

E kuptuat? Një herë në javë mjafton të jeni një çift i lumtur. Më pak se kaq, ka problem.