Temperaturat nën zero dhe moti i acartë, kanë shënuar viktimën e parë sot në vendin tonë! Kështu, sipas raportimit të fundit në media, një 58-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Korçë. Burri është gjetur nga banorët e zonës në rrugën e fshatit Ravonik, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Sipas informacioneve të para, viktima është shtetasi me iniciale J.P., 58 vjeç, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku sipas mjekëve ai ka humbur jetën nga i ftohti.

Gjithsesi, policia po bën punën e saj dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.