Kur pothuajse të gjitha vajzat filluan të mësojnë konturimin si Kim Kardashian, buzëkuqin e kuq për të rënë më shumë në sy, sytë me “bish” si një mace, tashmë është koha për një lloj tjetër grimi. Në 2019-ën të gjitha këto aftësi që keni mësuar nuk ju hyjnë shumë në punë. Përmes këtij artikulli do të mësoni se cilat janë tendencat e grimit për vitin 2019.

Rouge (evidentimi i mollëzave) në vend të konturimit

Ky nuk është viti i parë që grimierët refuzojnë të aplikojnë konturimin në jetën e përditshme të vajzave. 2019 do të sjellë sërish rouge-n, pra evidentimin e mollzave, duke e zëvendësuar pra konturimin.

Grim pa grim

Motoja e vitit 2019 është "Një fytyrë më e natyrshme". Dhe në fakt është emocionuese. Grimierët po “luftojnë” që t’i bëjnë vajzat që ta aplikojnë një grim sa më natyral në të mirë të lëkurës së tyre, por edhe estetikës së jashtme.

Jo rritje të buzëve

Forma e buzëve do të kalojë përmes një revolucioni të vërtetë në vitin 2019. Grimierët po përpiqen të zbatojnë idenë se nuk ka asgjë të keqe me të qenit e natyrshme dhe nuk ka nevojë të ndryshoni bukurinë tuaj natyrore me ndihmën e kozmetikës. Kjo është arsyeja pse fokusi kryesor në vitin e ardhshëm do të jetë ndalimi i tejkalimit të konturit të buzëve.

Drita e lehtë e fytyrës

Viti 2018 ishte koha e përdorimit të tepërt të highlighters. Vajzat shikoheshin nga larg dhe shkëlqenin të tërat. Tendenca kryesore e vitit 2019 është premtimi për të korrigjuar këtë situatë dhe për të caktuar prioritet një fytyrë "të pastër" me një shkëlqim të natyrshëm dhe të shëndetshëm.

Një grim rastësor në vend të grimit të “Instagramit”

Grimierët këtë vit duan që të rrisin vetëbesimin e vajzave dhe nuk është më në modë grimi perfekt. Mos u përpiqni më ta realizoni në perfeksion, duke dashur të nxirrni në pah tiparet tuaja. Ju do të dukeni bukur edhe nëse do të realizoni një grim të pastër.

Buzëkuqi kafe do të ketë përparësi

Buzëkuqi kafe ishte popullor në vitet ’90, por do të rikthehet sërish duke lënë pas edhe ngjyrën rozë. Mirëpo, njësoj si me buzëkuqët e kuq edhe me ato kafe duhet të qëlloni në shenjë me ngjyrën e tyre.